Emigrantët nuk mund të votojnë, Brataj tregon arsyen pse u mor ky vendim

Mjeku Skënder Brataj ka shpjeguar në studion e Radarit Informativ në ABC përballë gazetares Jonida Shehu, vendimin e Komitetit të Ekspertëve për të ndaluar emigrantët që do të vijnë nga Greqia dhe Maqedonia e Veriut që të shkojnë të votojnë këtë të diel.

Brataj deklaroi se ka pasur një rritje të numrit të infeksioneve në këto dy vende dhe shtete të tjera të Europës, duke e cilësuar këtë një valë të tretë. Ai theksoi se në momentin kur ka rritje të tillë, është e vështirë të kuptohet nëse kemi të bëjmë me infeksionin normal apo për një mutacion të ri.

Frika e përhapjes së një mutacion të ri, shtoi Brataj, ka sjellë këtë vendim.

Pjesë nga intervista

Ka pasur akuza në lidhje me vendimin e komitetit për të ndaluar emigrantët që të votojnë…

Nuk ka asnjë vendim që nuk ka marrë komiteti dhe nuk është future politika në mes në këto 13 muaj. Jemi në prag të zgjedhjeve por duket se jemi edhe në fund të pandemisë., Në këtë moment një valë e tretë ka përfshirë shumë vende të Europës përfshirë edhe disa vende të rajonit. Kur ka një valë të re, zakonisht merret shumë vonë vesh nëse është i njëjti virus apo ka ndryshuar apo kemi të bëjmë me mutacion të ri. Rritja e papritur na bën të mendojmë mos kemi të bëjmë me një mutacion.

Pse pikërisht tani dhe jo një javë më vonë? Kemi parasysh që Greqia ka javë që ka një rritje të shifrave pse nuk u mor më parë ky vendim?

Ditët e fundit ka pasur një rritje shumë më të madhe në Greqi dhe në Maqedoni. Dhe komiteti ka marrë vendime javë për javë jo më si më parë. Me përmirësimin  e kushteve, do lehtësojmë jetën tonë. Dhe e drejta e votimit i privohet edhe atyre që janë në Shqipëri dhe janë të infektuar.

Me raste aktive jemi aty aty me Greqinë. Nga niseni për të arritur në këtë përfundim?

Ne nuk masim rastet aktive por rastet e reja ditore që për 10 ditë janë 2-fishi i numrit. Në këtë moment është duke u rritur vala në Greqi. Ne kemi analizuar rastet e 24 orëve të fundit. Ajo që ndryshon është se Shqipëria ka një gjë pozitive. Të gjithë indikatorët po ulen. 1 dhe 2 nuk janë as me 50% të kapacitetit të të shtruarve.

Ne mbas valës së dytë i kemi të gjitha shifrat nën kontroll. Vala e tretë do me thënë se ka ende cepa të pa prekur që po japin këtë rezultat. Ne kemi zgjedhur modelin tonë. Kemi mbajtur një gjë konstante. Janë masat që u kontrolluan në mënyrë të vazhdueshme. Është popullsia që është në moshë më të re, janë vaksinimi, koronaviruset që kanë qenë prezent edhe më parë, vaksinimet kundër turbekulozit! /abcnews.al/

Shtuar 20.04.2021 20:24