Brescia po fiton 3-1 ndaj Pordenones, në ndeshjen e vlefshme për Serie-B.
Padyshim, që njeriu protagonist për Bresican në këto 45 minuta të para ka qenë shqiptari Emanuele Ndoj, i cili ka dhuruar perla nga distanca.
Mesfushori i Kombëtares kuqezi ka tundur dy herë rrjetën, ku të dy golat ishin thuajse identikë. I pari do të vinte në minutën e 9 të takimit, ku i gjendur jashtë zone, e djathta e Ndojit e ndal topin në trekëndëshin e portës kundërshtare.