Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sërish në Elbasan ku është gjetur trupi i pajetë i një burri. Viktima, identiteti i të cilit ende nuk është bërë i ditur, ka marrë plagë të rënda.
Trupi është gjetur në lagjen Visarion Xhuvani, pranë universitetit ‘Aleksandër Xhuvanit’.
50-vjeçari dyshohet se ka marrë plagë në trup nga sende të forta, pasi në momentin kur është bërë kqyrja e trupit, është vënë re se koka e tij është mbushur me shenja. /albeu.com/