DETAJET/ 50-vjeçari u hodh nga autorët në rrugë pas vrasjes, viktima u qëllua pas koke

Një tjetër vrasje ka tronditur qytetin e Elbasanit që në orët e para të mëngjesit.

Burimet zyrtare bëjnë me dije se një shtetas i moshës 50-vjeçare është gjetur i vrarë dhe i hedhur në rrugë në lagjen “Visarion Xhuvani”.

Dyshohet se viktima ka plagë të rënda në trup dhe në kokë ndërkohë nuk ka të veshur këpucë.

Sipas dyshimeve të para, mësohet se 50-vjeçari mund të jetë vrarë diku tjetër dhe është sjellë në këtë pjesë të qytetit pasi nuk ka këpucë veshur.

Gjithashty dyshohet se viktimës i është marrë jeta nga sende të forta pasi në trup ka plagë të shumta, kryesisht në kokë. /albeu.com/

 

 

 

Shtuar 23.05.2021 08:28