Eksperti turk ngre alarmin: 400 mijë njerëz në Stamboll janë të rrezikuar

Prof. Dr. Naci Görür, anëtari i Akademisë së Shkencave për Tokën në Turqi ka ngritur shqetësimin për rajonin e Marmarasë pas tërrmetit shkatërrues të ndodhur ditën e djeshme.

Ndërkohë në 3 shkurt ai u shpreh i shqetësuar për rajonin e Kahramanmaraşin pas një tërmeti 4,2 Rihter.

Në një intervistë për një televizion në Turqi, Görür ngriti shqetësimin për Stambollin.

Sipas profesorit ky qytet është i frikshëm dhe nuk ka siguri për më shumë se 400 mijë persona.

Ai i referohet dy kompanive që kanë bërë studime, duke thënë se 75% e ndërtesa në Stamboll nuk do ta përballonin një tjetër tërmet.

“Më shumë se 400 mijë njerëz nuk kanë siguri për jetën. Mendoni se cilësia e ndërtesave është më e mirë se në Kahramanmaraş?

Stambolli duhet të përgatitet për një tërmet. Ai nuk është i përgatitur. Është e nevojshme që ta bëjmë këtë sa më parë. Stambolli na tremb. Mundësia e një tërmeti të fuqishëm në çdo kohë deri në vitin 2029 është 62%.

/Albeu.com/

 

 


Shtuar 7.02.2023 10:46