Kanadaja ka marrë plotësisht kontrollin e sfidës ndaj Katarit dhe pas 60 minutash lojë kryeson 4-0, megjithatë atmosfera e krijuar nga epërsia e vendasve u rëndua nga një incident i rëndë në fushë.
Ismael Kone, mesfushori i kanadezëve, mbeti i dëmtuar rëndë pas një përplasjeje me Madibon. Pas ndërhyrjes së ashpër të futbollistit të Katarit, arbitri reagoi menjëherë duke e ndëshkuar me karton të kuq.
Të lidhura
None found
Skenat ishin të vështira për t’u parë, pasi Kone pësoi thyerje të një kocke në këmbë. Regjia e transmetimit i hoqi pamjet nga lojtari në momentin kur ekipi mjekësor po i jepte ndihmën e parë, ndërsa futbollistët e pranishëm në fushë e pritën me mosbesim atë që ndodhi.
Më pas, mesfushori i Kanadasë u transportua jashtë fushës me barelë, por para largimit përshëndeti tifozët me dorë, duke marrë shumë duartrokitje nga tribunat. Në vend të tij u hodh në lojë Saliba.
Në anën tjetër, Katari e vazhdon takimin me nëntë lojtarë, ndërsa Kanadaja mbetet shumë pranë një fitoreje të thellë pas një paraqitjeje mbresëlënëse.
