Pas nënshkrimit nga Presidenti i SHBA-së Donald Trump të marrëveshjes me Iranin për t’i dhënë fund luftës që kishte ndërprerë furnizimet globale me energji, tre supertankerë me flamur saudit kaluan sot nëpër Ngushticën e Hormuzit, duke transportuar 6 milionë fuçi naftë të papërpunuar.
Presidentët e Shteteve të Bashkuara dhe Iranit firmosën një marrëveshje fillestare paqeje për t’i dhënë fund konfliktit mes dy vendeve, e cila hyri në fuqi menjëherë.
Të lidhura
None found
Në këtë marrëveshje përfshihej rihapja e Ngushticës së Hormuzit, një plan 300 miliardë dollarësh për “rindërtimin” e Iranit, si edhe heqja e të gjitha sanksioneve amerikane ndaj Teheranit.
Sipas ‘Reuters’, ndërkohë disa anije të tjera, të cilat gjatë konfliktit në Lindjen e Mesme kishin lundruar me transponderët e fikur, nisën sërish të shfaqnin pozicionet e tyre.
Po ashtu, tre cisterna të tjera u ngarkuan pranë portit të Fujairah në Emiratet e Bashkuara Arabe, ndërsa dy prej tyre janë nisur tashmë drejt Evropës.
