Sherif Kallaku mbetet një nga emrat më të komentuar te Vllaznia gjatë kësaj merkatoje vere. Mesfushori ofensiv vijon të jetë në qendër të diskutimeve, ndërsa ende nuk ka një vendim përfundimtar për të ardhmen e tij.
Interesimi i Teutës për 28-vjeçarin është i fortë, edhe pse nga ana formale ai vazhdon të jetë pjesë e Vllaznisë, pasi klauzola 1+1 në kontratën e tij është aktivizuar automatikisht.
Të lidhura
None found
Burime të besueshme për “Newsport.al” bëjnë me dije se presidenca e klubit shkodran ka vendosur të mos japë dritën jeshile për largimin e lojtarit, duke i mbyllur rrugën transferimit të tij në këtë moment.
Sipas asaj që parashikon kontrata, Kallaku duhet të qëndrojë te kuqeblutë deri në përfundim të sezonit të ardhshëm. Megjithatë, bisedimet nuk janë ndërprerë dhe drejtuesit e Vllaznisë, në kuadër të këtyre tratativave, kanë vendosur çmimin prej 200 mijë eurosh për kartonin e futbollistit.
Bëhet fjalë për një shumë të lartë për standardet ekonomike të futbollit shqiptar. Tashmë mbetet për t’u parë deri në mbyllje të këtij sesioni se si do të zhvillohet situata, me Kallakun që vijon të jetë mes Durrësit dhe Shkodrës.
