Hegseth shpall vlerësim gjashtëmujor për trupat amerikane në Evropë dhe godet vendet e NATO-s për mungesë angazhimi

Pete Hegseth, sekretari amerikan i Mbrojtjes, bëri të ditur se prania e forcave amerikane në Evropë do t’i nënshtrohet një rishikimi gjashtëmujor, ndërsa njëherazi kritikoi disa shtete të NATO-s për mosrespektim të angazhimeve të tyre në fushën e mbrojtjes.

Duke folur në Bruksel, gjatë një mbledhjeje të ministrave të mbrojtjes të aleancës, Hegseth tha se ky proces vlerësimi do të nxjerrë në pah se cilat vende po japin kontributin e duhur për sigurinë e përbashkët dhe cilat nuk po e bëjnë këtë.

Të lidhura

None found

“Është një rishikim që disa vende do të dështojnë, dhe të tjerat do ta kalojnë me sukses”, u shpreh ai, teksa theksoi se disa aleatë kanë përfituar prej kohësh nga mbështetja e Shteteve të Bashkuara pa mbajtur peshën e plotë të detyrimeve të tyre.

Ai pati kritika edhe për vendet anëtare që kanë vendosur kufizime ndaj mbështetjes për forcat amerikane gjatë konfliktit me Iranin. Sipas tij, nisma e re, të cilën e quajti “NATO 3.0”, synon që Evropa të marrë më shumë përgjegjësi për garantimin e sigurisë në kontinent.

Kjo vjen pasi Shtetet e Bashkuara kanë vendosur të pakësojnë angazhimet e tyre në Modelin e Forcës së NATO-s (NFM), strukturë e aleancës me gatishmëri të lartë ushtarake. Deri tani nuk janë publikuar hollësi për këto shkurtime, por është bërë e ditur se ato mund të prekin kapacitete ajrore dhe detare.

Administrata amerikane po u kërkon vendeve të NATO-s të shtojnë shpenzimet ushtarake, me synimin për të arritur nivelin 5 për qind të Prodhimit të Brendshëm Bruto. Nga kjo shifër, 3.5 për qind parashikohet të shkojë për mbrojtjen bazë, ndërsa 1.5 për qind për infrastrukturën që lidhet me sigurinë.

Hegseth tha se pesha e kontributit amerikan në kuotat e NATO-s do të kushtëzohet nga gatishmëria e anëtarëve të tjerë për të përmbushur këto objektiva. Sipas tij, disa prej ekonomive më të mëdha dhe më të pasura të aleancës ende nuk po tregojnë urgjencën e nevojshme për investimet në mbrojtje.

Nga ana tjetër, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, deklaroi se gjatë vitit të kaluar vendet evropiane kanë rritur shpenzimet e mbrojtjes me 90 miliardë euro, ose afro 20 për qind. Ai theksoi se aleatët evropianë po përpiqen gradualisht të zëvendësojnë reduktimin e angazhimeve amerikane.


Shtuar 18.06.2026 18:33

meritbet girişcasibomjojobetmatbetmatbetcasino siteleriDeneme Bonusu Veren SitelerDeneme Bonusu Veren Sitelergrandpashabetgrandpashabetcasibombetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetcasibomGrandpashabetjojobetjojobetCasibomCasibomGrandpashabetgrandpashabetcasibomgrandpashabetcasibomjojobetjojobet girişgrandpashabetMeritking Girişaagrandpashabet girişgrandpashabetjojobet girişdeneme bonusuMadridbetMadridbetJojobetJojobetgrandpashabet girişholiganbet