Efektivi në Dajt shtyu gazetaren drejt greminës, vjen reagimi i SHÇBA

SHÇBA është shprehur se do e hetojë me kujdes situatën e ndodhur në Malin e Dajtit mes një efektivi dhe një gazetareje.

Ngjarja ndodhi ditën e sotme në zonën e Qafë Mollës, ku u gjet trupi i pajetë i biznesmenit Rruzhdi Hoxha.

Në deklaratën e tyre SHÇBA bën me dije se po punon për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje dhe sjelljes jo korrekte të disa punonjësve të policisë me përfaqësues të mediave.

“Në vijim të lajmit të publikuar në disa media, në lidhje me sjelljen jo korrekte të disa punonjësve të policisë me përfaqësues të mediave, e në veçanti me gazetaren Anila Hoxha gjatë raportimit të një ngjarje kriminale, SHÇBA njofton se ka nisur një inspektim për zbardhjen e plotë të rrethanave, si dhe vënien përpara përgjegjësisë të punonjësve të Policisë së Shtetit që kanë shfaqur sjellje jo etike e konform detyrës”, thuhet në njoftimin e SHÇBA./albeu.com/