Të shtëna me armë zjarri në Tiranë (VIDEO)

Të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e kësaj të shtune në Tiranë.

Sipas informacioneve, bëhet me dije se ngjarja ka ndodhur në zonën e Ish-Bllokut, tek pallatet Agimi, afër kafe Roma.

Paraprakisht dyshohet se se ka ngelur i plagosur në këmbë një shtetas identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur.

Fatmirësisht i plagosuri ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkoë Policia po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes./albeu.com/


Shtuar 6.11.2021 19:31