U largua me 4 makina plot para, Emiratet e Bashkuara Arabe zbulojnë arsyen pse e strehuan ish-presidentin Ghani

Emiratet e Bashkuara Arabe (EBA) njoftuan të mërkurën se Presidenti i Afganistanit, Ashraf Ghani dhe familja e tij u pranuan në vend “për arsye humanitare”.

Ashraf Ghani u largua nga vendi i tij me rrugë ajrore pasi Talibani hyri në Kabul të dielën, ku sipas Ambasadës Ruse u arratis me 4 makina plot me para.

Të lidhura

None found

Ministria e Punëve të Jashtme të EBA-së deklaroi përmes një komunikate me shkrim se Ghani dhe familja e tij u pranuan në vend “për arsye humanitare”.

“Ministria e Punëve të Jashtme dhe Bashkëpunimit Ndërkombëtar mund të konfirmojë se për arsye humanitare, Emiratet e Bashkuara Arabe kanë mirëpritur Presidentin Ashraf Ghani dhe familjen e tij”, thuhet në komunikatën e këtij institucioni.

President i Afganistanit që nga viti 2014, Ghani njoftoi të shtunën se do të vazhdojë të mbrojë atdheun e tij kundër talibanëve si president.

Sidoqoftë, Talibani rrethoi kryeqytetin Kabul të vendit të dielën dhe e mori atë nën kontrollin e tij të plotë pasi Presidenti Ashraf Ghani u largua nga vendi dhe forcat qeveritare u tërhoqën nga kryeqyteti.

Presidenti i Këshilli i Lartë për Pajtimin Kombëtar të Afganistanit, Abdullah Abdullah, duke konfirmuar largimin e Presidentit Ghani me një video që ai shpërndau nga llogaritë e tij në rrjetet sociale, tha se “ai e braktisi Afganistanin në një kohë të vështirë dhe Allahu do t’i kërkojë llogari për këtë”./TRT/

 


Shtuar më 18.08.2021 17:44

bahis siteleriBursa Escortbahis sitelerijojobetyasal bahis siteleriyasal bahis sitelerijojobetjojobet girişjojobet güncel girişjojobetjojobet girişjojobet güncel giriştürkiye yasal bahis sitelerislot sitelerijojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişconicoskahraman haberdeneme bonusujojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet giriş