E trishtë! U pre me xham duke luajtur, humb jetën fëmija 1 vjeç në Vlorë

Një ngjarje tragjike është regjistruar ditën e sotme në Vlorë. Një fëmijë 1 vjeç ka humbur jetën pasi është prerë nga një xham ndërsa po luante.

Shkak i humbjes së jetës është bërë gjakderdhja.

Njoftimi i policisë:

Vlorë/Informacion paraprak

Më datë 19.11.2021, rreth orës 18:08, është paraqitur për ndihmë mjeksore në spitalin Rajonal Vlorë, me dëmtime në qafë, dyshohet aksidentalisht, një shtetas i mitur 1 vjeç, i cili si pasojë ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes./albeu.com


Shtuar 19.11.2021 19:05

Tags: ,