Shkelzen Berisha publikon foton e nënës dhe Arminës: Dy zemra

Ndërsa ish-kryeministri Sali Berisha vijon me foltoren e tij në Librazhd, bashkëshortja e tij Liri Berisha ndodhet në një nga stendat në Panairin e Librit ku po promovon librin e saj me titull “Nënë Tereza në jetën time”.

I sjellë në formë kujtimesh, libri është një rrëfim në vetën e parë, i shoqëruar me detaje mjaft interesante të ndodhura në dy epoka, në atë gjatë kohë së komunizmit për jetën e nënës dhe motrës së Gonxhes dhe e dyta gjatë vizitave dhe qëndrimit për disa kohë të Nënë Terezës në Shqipëri.

Shkelzen Berisha së bashku me të fejuarën e tij, Armina Melvani, i janë bashkuar zonjës Berisha në stendën e saj. Armina ka shkrepur dhe një foto me të dhe ka qenë Shkelzeni ai që e ka shpërndarë në Instagram, duke e shoqëruar me dy zemra të kuqe./albeu.com

 

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Shkelzen Berisha (@zeni.berisha)


Shtuar 19.11.2021 18:54