E tmerrshme, e mbante prej 12 vitesh gruan të izoluar, arrestohet burri në Francë

Një burrë është arrestuar në Francë pasi dyshohet se për më shumë se një dekadë ka mbajtur të mbyllur dhe të izoluar bashkëshorten e tij, duke e keqtrajtuar atë.

Sipas mediave të huaja rasti është zbuluar pasditen e kësaj të hëne, ndërkohë sipas zyrtarëve në  banesë ku mbahej gruaja nuk janë konstatuar shenja gjaku. Gruaja, e cila mbahej fshehur në një dhomë prej 12 vitesh, nuk ka fraktura akute apo mavijosje, megjithatë, gjendja e saj fizike është mjaft e keqe.

Autori i dyshuar aktualisht ndodhet në paraburgim dhe është marrë në pyetje nga policia.

Sipas dëshmisë së tij, ai thotë se gruaja ishte e sëmurë me kancer. Ndërkohë mësohet se ka qenë vetë gruaja që ka mundur të marrë në telefon policinë dhe të bëjë denoncim.

Më pas policia ka shkuar në banesë dhe e ka gjetur atë pa rroba, të fshehur në katin e dytë të banesës ku jetonin.


Shtuar 7.08.2023 19:26