E rrahën me shkop bejsbolli, kush është avokati që u dhunua sot në Sarandë

Detaje të reja bëhen me dije nga sulmi i ndodhur në Sarandë, ku një 39-vjeçar u dhunua me shkop bejzbolli.

Mësohet se 39 vjeçari është avokati Marjel Mejdini. Ai u dhunua në afërsi të portit.

Sipas policisë, ngjarja dyshohet se ka ndodhur si pasojë e një konflikti të çastit, por nuk bëhen me dije të tjera detaje.

39-vjeçari, avokat në Dhomën e Tiranës, është dërguar menjëherë në spital, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Në ambientet e Komisariatit të Policisë Sarandë janë shoqëruar disa persona për tu marrë në pyetje në lidhje me ngjarjen.

Ndërkohë është ngritur grupi hetimor i cili vijon veprimet në vendin e ngjarjes me qëllim zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.

Shtuar 5.07.2021 15:54