Do t’iu lërë pa mend, ky është jahti luksoz ku po kalon pushimet CR7 me familjen (FOTO LAJM)

Pas përfundimit të aventurës në Euro 2020, ku Portugalia kampione u eliminua në fazën e 1/8-ave, Cristiano Ronaldo po kalon disa ditë pushime në vendlindje.

Por ndryshe nga koha kur jetonte në ishullin e Madeiras dhe familja e tij nuk ishte e pasur, sulmuesi portugez është rikthyer atje me jahtin superluksoz që kushton mbi 6,5 milionë euro.

Mjeti ekstravagant, 26 metra i gjatë, u ble nga CR7 vitin e kaluar dhe këtë verë e gjithë familja Ronaldo po e shijon në maksimum. Jahti ka pesë kabina dhe 6 tualete. Gjithashtu ka një kuzhinë tepër moderne dhe dy “zona relaksi”, përveç se një dhomë ngrënieje gjigante.

Me një motor 1900 kuaj fuqi, jahti arrin një shpejtësi prej 51 km/h. I gjithë mjeti është ndërtuar me fibra karboni dhe peshon 93 tonë.


Shtuar 5.07.2021 15:55

Tags: , ,