E RËNDË/ Zjarri “përpin” ndërtesën 13 katëshe, 46 të vdekur dhe dhjetëra të plagosur

Një zjarr ka “pushtuar” një ndërtesë shumëkatëshe në qytetin Kaohsiung në Taivan.

Sipas informacioneve nga mediat e huaja, zjarri u ka marrë jetën 46 personave dhe ka lënduar 79 të tjerë.

14 prej tyre janë në gjendje të rëndë në spitalet e qytetit.

Ndërtesa e përfshirë nga flakët, ishte një ndërtesë e vjetër, dhjetëra vjeçare dhe zjarrëfikseve i’u desh më shumë se 4 orë për të shuar flakët.

Kryebashkiaku Chen Chi-mai tha se ndërtesa ka qenë pjesërisht e braktisur.

Një pjesë e godinës dikur kishte restorante, bare dhe një kinema, por këto nuk përdoreshin më. Një numër banorësh në bllokun prej rreth 120 apartamentesh mendohet se janë të moshuar ose kanë aftësi të kufizuara./albeu.com