E rëndë në Vlorë/ Një person gjendet pa shenja në një karburant, për dyshohet

Një ngjarje e rëndë është shënuar në Novoselë të Vlorës, ku një person është gjetur i pajetë në një karburant.

Sipas informacioneve policore, bëhet me dije se trupi pajetë, është gjetur nga një punonjës që po merrte turnin dhe se dyshohet se kemi të bëjmë me një vdekje për shkaqe natyrale.

Raportohet se Policia kanë mbërritur në vendngjarje dhe se po hetohet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

NJOFTIMI:

Sot, rreth orës 09:00, në fshatin Novoselë, ka humbur jetën dyshohet për shkaqe natyrale, në ambientet e një karburanti, ku po qëndronte, shtetasi S. M., 53-vjeç, banues në Vlorë. Vijon puna për zbardhjen e rrethanave të rastit.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.


Shtuar 23.01.2025 12:15