E rëndë në Kosovë, vëllai plagos me thikë vëllanë, i lënduari përfundon në spital

Mosmarrëveshjet mes qytetarëve shpesh herë përcillen kërcënime ndaj njëri-tjetrit, madje nuk janë të rralla rastet kur ato shpërthejnë në dhunë, duke u përleshur fizikisht mes vete.

Gjatë konfrontimeve fizike, përpos grushteve shpesh përdoren edhe mjete të mprehta, raporton Gazeta Sinjali.

Një rast i ngjashëm dhune ka ndodhur në Viti, ku dyshohet se vëllai ka th*rur vëllanë me thikë, pas një mosmarrëveshje mes vete për përdorimin e alkoolit.

Mësohet se i dyshuar është një 44-vjeçar dhe është dërguar në mbajtje.

Ndërkaq, 34-vjeçari që mbeti i lënduar nga ky rast, është dërguar në spitalin e Gjilanit për trajtim mjekësor.

Rasti thuhet se është në procedim dhe se Policia tashmë ka dërguar në mbajtje të dyshuarin.


Shtuar 3.03.2024 13:41