E rëndë në Itali, nëna lë fëmijën 18 muajsh dhe shkon me pushime, foshnja ndërron jetë nga uria (VIDEO)

Indiferencë kriminale nga një nënë në Itali. Ajo la vetëm fëmijën e saj 1.5 vjeç për gjashtë ditë të tëra, duke e bërë atë të ndërronte jetë  nga uria.

Tragjedia e paimagjinueshme ndodhi në Itali, konkretisht në Milano, kur nëna e foshnjës fatkeqe e la atë për gjashtë ditë për të gjetur partnerin e saj.

Sipas mediave italiane, 37-vjeçarja e ka lënë fëmijën e saj pa ushqim dhe pa njëri që të kujdeset. Diana e vogël ndërroi jetë nga uria, ndërsa analizat e gjakut që priten të dalin në shtator do të tregojnë nëse i ishin dhënë qetësues, të cilët i gjetën pranë, bën të ditur Newit.gr.

Alessia Piferi u kthye nga pushimet në Bergamo, ku kishte shkuar për të gjetur një partner dhe gjeti të bijën të vdekur në kravat.

Ajo ka kërkuar më pas ndihmë nga një fqinj i cili ka lajmëruar policinë.

“Ajo qante në krahët e mi dhe më thoshtë: Jam një nënë e mirë. Unë nuk jam një kriminele”, tha fqinji.

Gjëja me tragjike është se gjatë 6 ditëve të mungesës së saj, 37-vjeçarja ka shkuar disa herë në Milano me partnerin e saj, por nuk ka shkuar asnjëherë për të parë partnerin e saj.

Partneri i saj është shprehur se Alecia i kishte thënë se Diana e vogël ishte me pushime me tezen e saj.

Nëna pritet të përballet me 20 vjet deri burgim të përjetshëm./albeu.com