Barcelona ka arritur të mposht Real Valladolidin me rezultat minimal 1 – 0.
Pavarësisht që miqtë ishin me 10 lojtarë në fushë që nga minuta e 79-të, Barcelona siguroi fitoren një minutë para se të përfundonte koha e rregullt.
Por vlen të theksojmë që në minutën e 58’ ekipi katalanas ka humbur një rast të pabesueshëm, teksa në fillim me Dembele dhe më pas me Griezmann nuk arritën dot të shënonin.
Fillimisht ishte portieri Masip që priti goditjen e Dembele, ndërsa Griezmann me portën bosh goditi jashtë me kokë.