Habit Olta Xhaçka: I shihni flokët e mia? Kështu do t’i bëhem rrodhe Ramës!

Kryeministri Edi Rama bashkë me skuadrën e tij për 25 prill sot gjendet në Kolonjë për të prezantuar kandidatët për zgjedhje.

“I shikoni flokët e mia, unë do t’i bëhem rrodhe Edi Ramës, në çdo mbledhje, në çdo takim…”- deklaroi Olta Xhaçka gjatë fjalës së saj para të pranishmëve.

Fjala e plotë:

Kolonja do të kthehet aty ku i ka hije. Unë do të ndërmarr një angazhim para jush, që do të bëjmë gjithçka për të bërë më të mirën në këtë vend.

Njerëz kaq të mrekullueshëm nuk e meritojnë të jenë jashtë vëmendjes apo jashtë korridoreve të rëndësishme turistike.

I shikoni flokët e mia, unë do t’i bëhem rrodhe Edi Ramës, në çdo mbledhje, në çdo takim. Në katër vjeçarin e ardhshëm. Çdo ditë do kërkoj projekte dhe investime për Kolonjën.

Dhe ashtu siç nuk do t’i ndahem unë atij, kërkoj që edhe të mos më ndaheni mua pas 25 prillit. /albeu.com/


Shtuar 6.04.2021 16:58