E mashtroi dhe e mori në makinë, arrestohet 26-vjeçari në Burrel, policia: Kreu marrëdhënie seksuale me të miturën

Një 26-vjeçar nga Burreli është arrestuar pasi akuzohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me një të mitur.

Sipas njoftimit të policisë, 26-vjeçari, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, nëpërmjet mashtrimit ka marrë në automjetin e tij të miturën.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Mat në bashkëpunim me strukturat Hetimore të DVP Dibër, bënë të mundur lokalizimin, kapjen dhe arrestimin e shtetasin E.D., 26 vjeç, banues në fshatin Komsi, Burrel, pasi nëpërmjet mashtrimit ka marrë në automjetin e tij një shtetase të mitur dhe më pas dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me të”, njofton policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme.

/albeu.com


Shtuar 17.11.2023 12:51