Vetëvaret brenda në banesë 55 vjeçari në Tiranë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në kryeqytet ku një 55 vjeçar i ka dhënë fund jetës.

Ngjarja ka ndodhur pasdtiten e sotme rreth orës 18:40, në Unazë të Re, ku A. D. është vetëvarur brenda banesës së tij.

Nga deklarimet e marra nga familjarët dyshohet se ky shtetas vuante nga depresioni.

Njoftimi

Tiranë/Informacion paraprak

Rreth orës 18:40, në Unazë të Re, është vetëvarur në banesën e tij shtetasi A. D., rreth moshës 55 vjeç.

Nga deklarimet e marra nga familjarët dyshohet se ky shtetas vuante nga depresioni.

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e rrethanave të ngjarjes.

Shtuar 9.07.2021 19:14