Të shtëna me armë zjarri në Fier, një i plagosur (VIDEO)

Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar mbrëmjen e sotme panë zonës së njohur si ish-QTU në Fier.

Nga ngjarja ka mbetur i plagosur një person, i cili ndodhet në gjendje të rëndë në spital.

I plagosuri është qëlluar ndërsa ndodhej në makinën e tij “Audi” të parkuar. Autori i ngjarjes e ka qëlluar nga makina dhe është larguar menjëherë nga vendngjarja.

Policia  dhe grupi hetimor kanë mbërritur në vendngjarje dhe ka nisur puna për zbardhjen e ngjarjes./albeu.com

 


Shtuar 23.10.2021 20:59