E FUNDIT/ SPAK zbarkon në Kadastrën e Vlorës

Paraditen e kësaj të premteje në Kadastrën e Vlorës kanë mbërritur prokurorët e SPAK për nisjen e hetimeve mbi dosjet korruptive.

Prokurorët e SPAK ndodhen në Kadastrën e Vlorës prej disa orësh, ndërsa derimë tani nuk raportohet për prerjen e ndonjë fletëarresti.

Kjo ”vizitë” e SPAK shoqërohet dhe me lëvizje në radhët e drejtuesve ku është larguar Klodian Troci dhe në vendin e tij është emëruar Reinard Meta.

Meta, i cili është emëruar tashmë në krye të Kadastrës së Vlorës, më herët ka qenë në role drejtuese në Kadastrën e Tiranës.

 


Shtuar 24.09.2021 10:20