Shkarkohet shefi i komisariatit të Sarandës, zbulohet kush e zëvendëson

Kreu i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu, ka shkarkuar nga detyra shefin e komisariatit të Sarandës, Syrja Bello, pas kritikave të ashpra të bëra një ditë më parë nga kryeministri Edi Rama.

Shkarkimi pas takimit që Rama bëri me drejtuesit e Policisë një ditë më parë, ku plagosjen në një lokal nate në Sarandë, kryeministri e përdori si shembull për të ilustruar korrupsionin mes disa drejtues policie dhe pronarëve të lokaleve. Në këtë post emërohet Klodian Kondi.

“Kush janë këta pronarë lokalesh në zonën bregdetare, që në mënyrë të hapur shkelin ligjin, kalojnë kufitrin e orës policore, krijojnë hapësirë abuzimi që degjeneron deri në krisma dhe plagosje në mes të një dynjaje të tërë që është mbledhur aty në lokal. Kush janë këta? Jua them unë. Janë tutorët e policisë së shtetit, janë korruptuesit dhe abuzuesit më të mëdhenj me uniformën e policisë së shtetit. Ata i kthejnë shefat e komisariateve në rojë të aktivitetit të tyre të paligjshëm. Rasti Sarandës ishte një rast alarmant, dhe e kam ndarë këtë me Çuçin dhe Veliun, që ai rast duhet të çonte në ndëshkimin penal të të gjithë zinxhirit të komandës në Sarandë”, tha dje Rama./albeu.com

Shtuar 9.07.2021 11:10