Punonjësit e Aeroportit i përgjigjen kërcënimeve të Ramës

Kontrollatorët që kanë ndaluar si rrallëherë punën në aeroportin kryesor në vend, atë të Rinasit kane reaguar për mediat lidhur me deklaratat që Balluku dhe Rama kanë bërë me vendimin e tyre për të pezulluar punën.

Sipas tyre ata nuk kanë shkelur asnjë ligj me grevën.

Rezart Tupi, avokat i kontrollorëve: “E kemi thënë që në fillim që kjo nuk është një grevë, është një detyrim ligjor, në kushtet kur kontrollorët ajrorë, ndihet të paaftë dhe të stresuar, ata liogjërisht duhet të japin dorëheqjen. E kemi thënë se pse ata nuk janë të qetë në punën e tyre, pasi dy prej punonjësve që shpallën paaftësinë e përkohshme, nisën procedurën e shkarkimit.

Nuk ka të bëjë vetëm me pagën. Nuk jemi në kushtet e braktisjes së punës, ata shkojnë në punë, por nuk bëjnë funksionin e tyre. Ata nuk e kanë braktisur vendin e tyre të punës, në rast se ata ndihen të paaftë për punë, është e shkruar në ligj që duhet ta deklarojnë atë. Është një detyrim ligjor që i njihet nga Kodi, nëse ata vazhdojnë punën në rast se janë të stresuar, parashikohet gjobë deri në 2 milionë lekë.

Ne nuk kërkojmë asnjë angazhim politik, janë dy kërrkesa që janë plotësisht të mundshme nga ana e qeverisë, nuk ka asnjë hapësirë ligjore që mund ti përballë kontrolloret me drejtësinë.

Kontrata e punës është një e drejtëm që nuk mund të ndryshojë në mënyrë të njëanshme, Albcontroll mund të shkonte të merrte kredi dhe të shlyente detyrimet, kontratat janë prishur në mënyrë të njëanshme.

Thjesht na është shtuar stresi, ne kërkojmë respektimin e kontratës së punës. Largimi për periudha të gjatë kohore i kontrollorëve nga puna e tyre, do të sillte cënim të cilësisë së tyre, në garantimin e sigurisë ajrore.”


Shtuar 7.04.2021 14:51