E FUNDIT/ Pritet incident tjetër në Kuvend? Zbardhet porosia e fundit e Ramës për opozitën

Ka përfunduar mbledhja grupit parlamentar të PS, ndërkohë që janë zbuluar porositë e fundit të kryeministrit Rama para se të nisë seanca e sotme në Kuvend.

Burimet nga selia e PS bëjnë me dije se kryeministri Rama ka dhënë urdhër që maxhoranca të mos i kushtojë rëndësi veprimeve të opozitës duke paralajmëruar një tjetër incident në sallën e Kuvendit.

“Mos bini pre e provokimeve, mos replikoni me Opozitën dhe mos u fokusoni tek ata,”- mësohet të ketë thënë Rama.

Rikujtojmë se në seancën e radhës gjatë votimit  për kryetaren e Kuvendit Lindita Nikolla, opozita grisi të gjitha fletët e votimit. /albeu.com/

 


Shtuar 13.09.2021 17:10