Plagoset polici në Krujë

Një aksident ka ndodhur në Dreven të Krujës rreth orës 06:10 të mëngjesit.

Burimet nga policia bëjnë me dije se nga ky aksident ka mbetur i plagosur një punonjës policie.

Mësohet se një mjet në të cilin ndodhej shofer shtetasi me inicialet N. H., 57 vjeç, punonjës policie në Komisariatin e Policisë Krujë, është përplasur me një mjet tjetër me drejtues shtetasin M. B, 30 vjeç.

Shtetasi N. H, ndodhet nën kujdesin e mjekëve në Spitalin e Traumës Tiranë. Burimet thanë se ai e ka kaluar rrezikun për jetën, ndërsa nuk ka të dhëna për gjendjen shëndetësore të shoferit 30-vjeçar që u përfshi në aksident.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. /albeu.com/

 

 

 


Shtuar 28.11.2021 08:10