Përfshihet nga flakët pallati në Tiranë, banorët ende brenda

Një ngjarje e rëndë po ndodh në këto momente në Tiranë.

Burimet e para bëjnë me dije se një pallat në zonën e Freskut në kryeqytet është përfshirë nga flakët. Mësohet se në ndërtesë ende ka njerëz që nuk kanë dalë.

Tymi ka përfshirë të gjithë pallatin dhe banorët që dolën kishin probleme me frymarrjen. Dyshohet se zjarri ka rënë tek makinat në garazhin e pallatit.

Zjarrëfikësja është në vendngjarje dhe po punohet për shuarjen e flakëve.

NJOFTIMI I POLICISE:

Tiranë/Informacion paraprak

Rreth orës 07:30, në rrugën “Fadil Deliu” ka rënë zjarr në garazhdin e një pallati.

Sherbimet e zjarrëfikses dhe sherbimet e Policisë po bëjnë të mundur evakuimin e banorëve si dhe neutralizimin e zjarrit.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes./albeu.com/

 

 


Shtuar 11.04.2021 08:43