Mungoi në Kuvend, çfarë po kurdis me demokratët Sali Berisha? (FOTO LAJM)

Ish-kryeministri Sali Berisha nuk është pjesë e Kuvendit të Shqipërisë ditën e sotme.

Në këtë seancë plot debate e tension, mungon Berisha i cili ka një angazhim shumë të rëndësishme në orën 18:00.

Po ku gjendet Berisha?

Vetëm pak minuta na ndajnë nga nisma e Berishës kundër kryetarit të PD Lulzim Basha i cili e përjashtoi me bujë nga Grupi Parlamentar i PD.

Pritet që Berisha do të takojë sot anëtarët e Partisë Demokratike në Tiranë dhe do të mbledhë firmat për të kërkuar referendum për vendimin individual të Lulzim Bashës, për përjashtimin e tij nga grupi parlamentar i partisë.

Ky takim do të mbahet në orën 18:00 ndërsa është lënë në një prej hoteleve më luksoze në kryeqytet, në Rogner.

Ashtu siç kishte paralajmëruar më parë, Berisha ka nisur të gjitha lëvizjet e tij për të bërë referendum në PD, në mënyrë që të rrëzojë vendimin e përjashtimit të tij nga Lulzim Basha, pasi sipas tij është cënuar sovraniteti i PD-së./albeu.com/