Mbytet një person në portin e Durrësit, këto janë dyshimet e para

Një person është mbytur në portin e Durrësit këtë të dielë, ndërsa trupi i tij është konstatuar nga Policia kufitare.

Burime jozyrtare bëjnë me dije se personi që ka humbur jetën është një shtetas i huaj, dyshohet sirian.

Paraprakisht burimet saktësojnë se në trupin e viktimës nuk janë gjetur shenja dhune, ndërsa trupi ka qenë i padekompozuar.

Mësohet se i riu ka tentuar që të kalojë ilegalisht në drejtim të Italisë, por në rrethana që nuk dihen ende është gjetur i mbytur.


Shtuar 30.05.2021 14:03