Ngjarje e rëndë në Berat, 7 vjeçari mbytet në lumin Osum

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pak çaste më parë, ku një 7 vjeçar është mbytur në lumin Osum pasi kishte hyrë për tu larë.

Në fshatin Moravë, në lumin Osum, shtetasi N. P., 7 vjeç, është mbytur gjatë kohës që ka qenë duke u larë në këtë lumë.

Punonjësit e Policisë, bashkë me banorët e fshatit, pasi kontrolluan në lumë, gjetën dhe nxorën trupin e pajetë.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

 

Shtuar 22.07.2021 10:47