Makina përplas 6 vjeçaren në Tiranë, niset me urgjencë në spital

Një aksident ka ndodhur pak më parë në Tiranë, ku një 55 vjeçare ka aksidentuar një cvajzë të mitur. Aksidenti ka ndodhur rreth orës 12:30 në fillim të rrugës “Don Bosko” në kryeqytet.

6 vjeçarja e identifikuar si R. D, u dërgua në spital, dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Ndërkohë drejtuesja e mjetit u shoqërua në Komisariatin e Policisë teksa grupi hetimor për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 22.03.2021, rreth orës 12:30,në fillim të rrugës “Don Bosko” mjeti me drejtuese shtetasen A. P.,  55 vjeçe, ka aksidentuar fëmijën e mitur me iniciale R. D, 6 vjeç, i cili u dërgua në spital, dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Drejtuesja e mjetit u shoqërua në Komisariatin e Policisë Nr.3, për veprime të metejshme hetimore.

Vijon puna nga grupi hetimor për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.


Shtuar 22.03.2021 13:04