Makina bie në humnerë nga 50 metra lartësi në Tepelenë

Një aksident i frikshëm ka ndodhur para pak minutave në rrugën e fshatit Bënç, në Tepelenë.

Automjeti tip “benz” ka dalë nga rruga dhe ka rënë nga 50 metra lartësi duke u rrokullisur.

Sipas burimeve për albeu.com drejtuesi i mjetit është transportuar për në spitalin e Tepelenës për të marrë ndihmën mjekësore, dhe fatmirësisht raportohet se është jashtë rrezikut për jetën.

Në vendngjarje ka shkuar policia e cila po vijon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes./albeu.com/