Kërcet arma në plazhin e Zvërnecit, reagon policia: Kemi identifikuar personin

Të shtëna me armë janë shënuar para pak stesh në plazhin e Zvërnecit në Vlorë. Bëhet me dije se një person ende i paidentifikuar ka qëlluar tre herë në ajër pas një konflikti të çastit me disa persona të tjerë.

Nga informacionet paraprake bëhet me dije se nuk kemi persona të lënduar.

Policia dhe grupi hetimor janë nisur drejt vendngjarjes për të bërë të mundur zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e personave të përfshirë në konflikt.

Njoftimi i plotë i policisë: Vlorë

Qëlloi me armë zjarri në ajër pas një konflikti të çastit, identifikohet dhe shpallet në kërkim autori i dyshuar.

Më datë 22.07.2021, në Zvërnec, Vlorë,  shtetasi L. RR., rreth 42 vjeç, dyshohet se pas një konflikti të çastit, ka qëlluar me armë zjarri në ajër dhe më pas është larguar me shpejtësi.

Pas marrjes së informacionit menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë ku falë veprimeve të shpejta bënë identifikimin e autorit të dyshuar.

Shërbimet e Policisë po krehin zonën  për kapjen e 42 vjeçarit si dhe identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në konflikt.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes


Shtuar 22.07.2021 12:23