Princi George feston ditëlindjen dhe “për inatin” e të gjithëve poston foton më të bukur

Është e vështirë të besosh që tashmë kanë kaluar tetë vjet që kur bota po priste lindjen e trashëgimtarit të fronit britanik.

Koha ikën dhe ditëlindja e tetë e Princ George është këtu. Për nder të Princit William dhe Kate Middleton dhe ditës së tij të veçantë në 22 Korrik, çifti ka mbajtur traditën dhe ka postuar një fotografi zyrtare të djalit të tyre herët për të kujtuar rastin. Dhe, siç është bërë traditë, mami Kate bëri fotografinë me aparatin e saj.

Pak javë më parë me humbjen e Anglisë në ndeshjen e futbollit pati shumë komente negative për princin George, Katin dhe William aq sa burime nga familja mbretërore thanë se nuk do ta bënin më djalin e tyre të pranishëm në publik, por mesa duket nuk ka ndodhur kështu.

Për “Inatin” e të gjithë personave negativë Princi George duket më i lumtur se kurrë në pallatin e tij mbretëror.

Shtuar 22.07.2021 12:30