Leonora Jakupi ju del në mbrojtje emigrantëve pasi shkelën rregullat: Lërini të kënaqen

Dy qytetarë nga Kosova u gjobitën në Shqipëri, sepse po lëviznin me makina luksoze me shpejtësi ekstreme 230 km në orë. Kjo shkaktoi reagime të shumta me tyre edhe të këngëtares Leonora Jakupi. Ndryshe nga shumë të tjerë, kjo e fundit ju ka dalë mbrojtje emigrantëve, duke u shprehur se nuk e meritojnë gjithë këtë sulm.

Ajo shprehet se ne nuk jemi më të mirë se ta dhe se duhet t’i lëmë të qetë të kënaqen në vendin e tyre, sepse në fund të fundit të gjithë paguajnë për gabimin e tyre.

“Cka keni more me tan keto sulme per mergaten tone? Jo po garojne me vetura, jo po parkohen keq spo i respektojne rregullat ne komunikacion etj etj A mos jemi na ma mire se ata? Apo keni harru qe jemi brum i njejt? Leni njerezit le te kenaqen ne vendin e vet, teke fundit secili paguan per gabimin e vet! Gezuar Diasporë”, shkruan Leonora në reagimin e saj.

Në lidhje me këtë ngjarje reagoi ditën e djeshme dhe Genc Prelvukaj. Përmes një statusi në “Facebook”, artisti u shpreh se këto dy persona duhet të dërgohen për kontroll mjekësor, të shikohet nëse janë normalë.

“Këta duhet fillimisht të dërgohen në kontroll mjekësore pastaj nëse rezultojnë normal të hapet proces gjyqësor dhe të zbatohen dënimet maksimale. Dy mije e treqind janë shumë pak. I japin makinës (të cilat i paskan marrë me rent) 230km në orë, në rrugë të kufizuara në 80 km. Shpërfillin policinë e Shqipërisë duke ikur dhe mos ndaluar. Rrezikojnë për vdekje njerëz tjerë”, është shprehur ai.

“Ironia është që shoferët ishin shqiptarë të Kosovës, rreth të dyzetave, me banim të përhershëm në Zvicër, të cilët i nënshtrohen me perpikmeri rregullave atje. Rruga e tyre për të ardhur bie nga Serbia ose Mali i Zi. Të provojnë t’i japin makinës atje në këtë mënyrë dhe të ikin nga kontrolli i policisë! Turp i madh. Nderojnë rregullat e shteteve të huaja, ndër ta edhe të shteteve me armiqësi ndaj nesh dhe poshtërojnë uniformën e Shqipërisë dhe Kosovës, shtete prej nga janë me origjinë. Plus rrezikojnë fëmijët, gratë e burrat e gjakut të tyre”, thotë Prelvukaj.

Shtuar 22.07.2021 12:22