Kandidoi për deputet, jep dorëheqjen nënkryetari i bashkisë

Nnëkryetari i Bashkisë Shkodër, Arben Gjura ka dhënë sot dorëheqjen. Vetë Gjura, kandidoi edhe si deputet nën siglën e Partisë Demokratike, në zgjedhjet e 25 prillit.

Sipas të dhënave të publikuara nga KQZ, Gjura arriti të merrte vetëm 1931 vota në zgjedhjet parlamentare. Ai renditej i 11- ti në listën e kandidatëve për deputet të partisë Demokratike në Shkodër.

Ende nuk dihet arsyeja që e ka çuar Gjurën të marrë këtë vendim të papritur.

 

 

Shtuar 4.05.2021 10:05