Humb jetën një minator në Bulqizë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bulqizë. Një minator ka humbur jetën te grumbullimi i mbetjeve në fabrikën e pasurimit të kromit

Policia ka shkuar në vendngjarje. Paraprakisht dyshohet se viktima ka pësuar atak kardiak.

Njoftimi i policisë:

Bulqizë/ Informacion paraprak

Me datë 09.12.2021, rreth orës 13.30, në vendin e quajtur fabrika e pasurimit të kromit Bulqizë, ka gjetur vdekjen shtetasi M. K , 65 vjeç, banues në Bulqizë.

Është ngritur grupi hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të kësaj ngjarjeje./albeu.com


Shtuar 9.12.2021 14:12