Gjendet i vdekur në garazh një 53-vjeçar

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Devoll ku në një garazh banese është gjetur pa jetë një 53 vjeçar.

Më datë 12.12.2021, rreth orës 11:00, në fshatin Progër, në garazhin e banesës së tij, është gjetur i pa jetë, pa shenja dhune, shtetasi A. G., rreth 53 vjeç, i cili jetonte i vetëm.

Nga të dhënat e para, dyshohet se ky shtetas ka ndërruar jetë nga asfiksia e gazit të gjeneratorit që përdorte…”-njofton Policia e Shtetit.

NJOFTIMI I POLICISË:

Devoll/Informacion paraprak:

Më datë 12.12.2021, rreth orës 11:00, në fshatin Progër, në garazhin e banesës së tij, është gjetur i pa jetë, pa shenja dhune, shtetasi A. G., rreth 53 vjeç, i cili jetonte i vetëm.

Nga të dhënat e para, dyshohet se ky shtetas ka ndërruar jetë nga asfiksia e gazit të gjeneratorit që përdorte.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes. /albeu.com/

 


Shtuar 12.12.2021 12:57