Kishte shkuar te e bija për plazh, vdes teksa futet në det 78-vjeçari në Shëngjin

Një ngjarje e rëndë raportohet ditën e sotme nga plazhi i Shëngjinit. I moshuari ka humbur jetën teksa po lahej ne det dhe vdekja dyshohet të ketë ardhur nga ataku kardiak.

78-vjeçari kishte ardhur për pushime te e bija në Lezhë, ndërsa ditën e sotme kishte shkuar për të bërë plazh.

“Më datë 08.05.2021, në Shëngjin, Lezhë është mbytur në det shtetasi F.L.,78 vjeç,  banues në Gjirokastër.” – njofton policia.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

 


Shtuar 8.05.2021 17:46