Aksident i rëndë në Lipjan, 13 të plagosur

Një aksident automobilistik ka ndodhur në komunën e Lipjanit, saktësisht në Grackë të Vjetër.

Në aksident kanë qenë të përfshira tre automjete, ku si pasojë e lëndimeve 13 persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësja e PK-së, Flora Ahmeti.

“Sot rreth orës 15:30, në fshatin Grackë e Vjetër të Lipjanit, ka ndodhur një aksident komunikacioni me lëndime trupore, ku janë përfshirë tri automjete.

Bazuar në të dhënat nga vendi i ngjarjes, si pasojë e aksidentit, 13 personave u është ofruar ndihmë mjekësore.

Me rastin po merret njësiti i trafikut rrugor”, tha ajo.


Shtuar 8.05.2021 17:58