Arrestohen disa zyrtarë të Tatimeve në Berat

Disa zyrtarë të  Zyrës Rajonale të Tatimeve Berat janë arrestuar. Në kuadër të operacionit “Tatimet” u arrestua Z. M., 50 vjeç, inspektor i tatimeve në DRT Berat, për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.

Gjithashtu Gjykata vendosi masën “arrest në shtëpi” për A. Z., 66 vjeç, banues në Skrapar dhe V. Sh., 42 vjeç, banues në Drenovic, Berat, administratorë subjektesh për veprën penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.

Zyrtari i tatimeve akuzohet se gjatë kryerjes së detyrës së tij funksionale, ka përfituar vlera monetare në mënyrë të parregullt, nga shtetasit A. Z. dhe V. Sh, duke i favorizuar në kontrollin e dokumentacionit të subjekteve të tyre.

 


Shtuar 24.12.2021 14:45