Aksident tragjik në Shkodër, humb jetën një person

Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e kësaj të marte në aksin Shkodër- Malësi e Madhe. Mësohet se tre mjete janë përplasur me njëra-tjetrën në fshatin Omaraj, ku ka humbur jetën një person.

Shkodër/Informacion paraprak.

Më datë 18.05.2021, reth orës 08:45, në rrugën e fshatit Omaraj, Malësi e Madhe, ka ndodhur një aksident rrugor ku janë përfshirë tre mjete.

Si pasojë e aksidentit një person ka ndërruar jetë, identiteti të cilit nuk dihet akoma.

Veprimet po kryhen me grup hetimor për sqarimin e rrethanave të aksidentit./albeu.com


Shtuar 18.05.2021 09:28