“Mos e kthe kokën prapa”, si i motivoi lojtarët Simeone në përmbsyjen ndaj Osasunës (FOTO LAJM)

Golazo de Gol ka publikuar disa foto në të cilat ju mund të shihni se si Simeone motivon lojtarët në 15 minutat e fundit kur Los Colchoneros po humbisnin ndaj Osasunës.

Tifozët, lojtarët dhe Cholo Simeone, përjetuan një ankth të vërtetë emocionesh që varionin nga frika pas golit të Budimir deri në shpërthimin e lumturisë të shkaktuar nga goli i Luis Suárez në 88′, shkruan Albeu.com.

“Mos e ktheni kokën prapa. Hej, Stefan (Savic), ne do të jemi të fortë. Le të luajmë të qetë dhe objektivi do të vijë”, u tha Simeone lojtarëve të tij me theks të veçantë Savicit i cili ishte shumë nervoz pasi kishte pasur mosmarrëveshje të ndryshme me  sulmuesin e Osasunës, Ante Budimir

Pas golit të uruguajanit, Simeone hyri në ekstazë.

“Kondogbia, Kondogbia, le të shkojmë”. Ndeshja po përfundonte dhe nervat e El Cholo ishin larg qetësimit duke iu lutur gjyqtarit Juan Martinez Munuera të fishkëllente fundin: “Ju lutem ta përfundoni, Juan”, i tha arbitrit Simeone. /albeu.com/

Shtuar 18.05.2021 09:31