Aksident i rëndë në Kukës, ndërron jetë një 37 vjeçar

Një aksident me vdekjen e një personi ka ndodhur pasditen e sotme në Kukës.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 16:50 në fshatin Arrën dhe viktimë ka mbetur shtetasi D.D 37 vjeçar.

Sipas informacioneve ai ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka dalë nga rruga.

Njoftimi i Policisë:

Rreth orës 16:50,e në fshatin Arrën, shtetasi D. D., 37 vjeç, banues në fshatin Arrën, duke drejtuar automjeti tip “Kamionçinë”, ka humbur kontrollin e automjetin dhe ka dal nga rruga, dhe si pasojë ka gjetur vdekjen.

Në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e policisë, grupi hetimor po kryen veprimet e mëtejshme për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit./albeu.com/


Shtuar 25.10.2021 18:03