E FUNDIT/ Krim i rëndë në Fier, 29 vjeçari vret gruan dhe arratiset

Një ngjarje  e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Fier. Një i ri ka qëlluar me mjet prerës bashkëshorten e tij e cila ka ndërruar jetë.

Burimet zyrtare bëjnë me dije autori, D. M., 29 vjeç, është larguar nga vendngjarja dhe janë ngritur pika kontrolli për kapjen e tij.

Njoftimi i policisë:

Fier

Informacion paraprak

Sot rreth orës 17:20, në lagjen “Sheq i Madh”, në banesë, shtetasi D. M., 29 vjeç, ka goditur me mjet të mprehtë( thikë), bashkëshorten e tij, shtetasen I. M., e cila ka ndërruar jetë.

Janë ngritur pika kontrolli në hyrje dalje të qytetit dhe po punohet për kapjen e autorit i cili është larguar nga vendngjarja.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

 


Shtuar 17.03.2021 18:09